Nga SHBA në Pakistan, protesta masive kundër vrasjes së Khameneit, 25 të vdekur Kristiandemokratët kanë humbur terren në dy zgjedhjet kyçe rajonale në vend, ndërsa të Gjelbrit kanë marr hov sërish e kanë rifituar dhe landin e Baden-Württemberg.
CDU-ja e Angela Merkelit mori një goditje të fortë mbrëmjen e së dielës kur rezultatet zgjedhore treguan se skandalet e kohëve të fundit dhe mënyra sesi u menaxhua shpërndarja e vaksinave e dëmtuan partinë në këto dy zgjedhje të konsideruara kyçe. Votimet në Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate u panë si testi i parë madhor politik i “një viti super zgjedhor” i cili kulmoi me zgjedhjet e përgjithshme në muajin shtator dhe rezultati i tyre përbën një shqetësim për krerët e CDU-së.
Sekretari i përgjithshëm i partisë, Paul Ziemiak, e pohoi se rezultatet janë zhgënjyese. Megjithate, ai u përpoq që humbjen ta kanalizonte më shumë tek suksesi personal i fituesve të gjelbër dhe socialdemokratë, sesa tek dështimi i CDU-së. “Në mesin e një krize shëndetësore si kjo, ne pamë që votuesit i besuan atyre që i udhëhiqnin”, u shpreh ai.
Ziemiak nuk mundi megjithatë të mos e pranonte se skandalet e fundit të korrupsionit dhe shqetësimi lidhur me mënyrën sesi qeveria e ka menaxhuar pandeminë e kanë cenuar CDU-në, që mbetet partia më e madhe në vend. Të dhënat e para tregojnë se unioni kristiandemokrat mori 23.6% të votave në Baden-Württemberg dhe 26.5% në Rhineland-Palatinate, rezultatet më të dobëta të saj në këto dy lande.
Top Channel