Katër autorët e vrasjes së Behar Sofisë kanë dalë para gjykatës dhe do të marrin masën e sigurisë për vrasjen e ndodhur më 25 shkurt.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, Ernejt Shyti, 24 vjeçari, i cili u ndalua në Mal të Zi dhe dyshohet se ishte porositur për të bërë vrasjen në këmbim të një shume parash duket se del me kokën ulur para trupit gjykues.

Personat e tjerë të përfshirë në vrasje dhe kanë rënë në prangat e policisë janë: Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë; Leonard Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

Në vitin 2014, Xhixha u arrestua sepse dyshohej se po organizonte një vrasje me pagesë në Gjoricë të Bulqizës.

Bashkëpunëtori i tretë është Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhja”. Në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ata kanë organizuar vrasjen e Behar Sofisë duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit.

Ende nuk është zbardhur se kush është porositësi i kësaj vrasje me pagesë. Viktima e tyre Behar Sofia, rezulton të jetë një përkrahës i njërës prej partive politike dhe me njohje të shumta në policinë e shtetit, duke qenë edhe një biznesmen në Tiranë.

Viktima kishte disa biznese në zonën pranë stadiumit Dinamo, por shpesh ka pasur konflikte dhe në biznese i kanë vendosur edhe eksploziv. Sofia, në vitin 1998 u arrestua në Turqi së bashku me trafikantin Abdulselam Turgut, pasi u kapën me rreth 30 kg heroinë. Mes te arrestuarve ishte edhe Hekuran Hoxha, i cili u arrestua përsëri në 2019, për llogari të operacionit Volvo 4 dhe i dyshuar se është kreu i grupit të laboratorit të kokainës në Has.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA