“Avatar” në krye, falë Kinës/ Është filmi me fitimet më të mëdha në histori

14/03/2021 16:39

Në 2010-ën kishte kapërcyer “Titanik-un” duke u bëri filmi me më shumë fitime në histori. Titullin e mbajti deri në 2019, kur Avengers, Endgame e la pas.

Por tani, “Avatar” i James Cameron, është hakmarrë dhe kjo falë Kinës. Atje filmi i dalë në vitin 2009, ka pasur një rikthim dhe në vetëm dy ditë mblodhi rreth 12.3 milionë dollarë duke e çuar shumën totale në rreth 2,801 miliardë dollarë kundrejt 2,797 miliardëve të Endgame.

Lajmi është konfirmuar nga vetë “Disney” dhe studiot “Marvel” menjëherë nxituan të urojnë James Cameron, Jon Landau dhe të gjithë kontribuesit e tjerë.

Dhe tani “Avatar” është kampioni i padiskutueshëm në arkëtime pavarësisht se kjo ka ndodhur në një distancë kohore prej një dekade, ndërkohë që Endgame ka arritur kulmin në vetëm tre muaj.

Është për t’u nënvizuar edhe fakti se gjithçka luhet në shtëpinë Disney që zotëron tetë prej 10 filmave që kanë arkëtuar më shumë para në histori. Pas “Avatar” dhe “Avengers’Endgame”, janë edhe “Titanik”, po i James Cameron, Star Wars: rizgjimi i forcës dhe Avengers: Infintity War. E ndërkohë do të mbërrijnë edhe katër seri të tjera të “Avatar”. Ajo e dyta do të dalë në kinema më 16 dhjetor 2022, “Avatar 3” është planifikuar në dhjetor 2023, “Avatar 4” do të dalë në dhjetor 2026 dhe i pesti në dhjetor të 2028-ës. Kina për momentin është tregu kinematografik më aktiv në botë. Kinematë janë rihapur prej muajsh dhe sallat po frekuentohen shumë ndërkohë që në pjesën tjetër të botës pandemia ka detyruar ngrirjen e prodhimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA