Thomas Brdaric rikthehet sërish si trajner i Vllaznisë.
Mbrëmjen e kaluar pas një mbledhje mes drejtuesve të bashkisë dhe sponsorit Alban Xhaferri, u vendos shkarkimi i trajnerit kroato-gjerman me arsyetimin e rezultateve të dobëta.
Lajmi në fjalë u prit shumë keq në qytetin e Shkodrës dhe pas presionit të tifozëve shkodrane dhe kërkesës se futbollistëve, drejtuesit bënë një hap prapa duke e rikthyer në detyrë Brdaric.
Ky i fundit gjatë konfirmimit në krye të kuqebluve tha: Më kanë kthyer lojtarët sepse jemi bere një familje. Unë nuk mund të bëj pa këta lojtare dhe as ata pa mua. U ulem gjithë bashkë dhe diskutuam dhe vendosëm të vazhdojmë. Te gjithë ishim të mërzitur pas humbjes por ne duam te bëjmë me te mirën pavarësisht se situata doli nga kontrolli. Do vijojmë të bëjmë më të mirën.
Top Channel