Les Chandelles/ Sekretet e klubit të famshëm të lidhjeve në Paris, ku femrat janë në komandë të aktivitetit seksual (fotot)

13/03/2021 19:13

E fshehur në një rrugë të ngushtë të një prej zonave të pasura të Parisit, qëndron hyrja e klubit të seksit Les Chandellesm që duket njëlloj me çdo dyqan tjetër me qepen.

Por nëse kalon pragun modest, hyn në një botë dritash të ulëta dhe mode ekstravagante, me muzikë pulsuese dhe seks të pafrenuar.

Ky është klubi i seksit ku njerëz të famshëm, politikanë dhe muzikantë rroku çlirojnë veten e tyre me kënaqësitë e mishit, vend i njohur për ruajtjen e ‘vellos së rëndë’ të sekretit.

Tashmë Dama e vjetër e Les Chandelles, Valérie Hervo, 53 vjeçe, i ka sikletosur ish-vizitorët e saj me një libër ku tregon gjithçka për klubin e mekatit.

E njohur për klientët e rregullt si “Madame Valérie”, pronarja e përshkruan klubin e saj si “universi i kënaqësisë”.

“Seksi në fakt këtu ishte si qershia mbi tortë. Këtu mund të bëhesh i dehur vetëm nga atmosfera,” shkruan ajo në librin Les Dessous des Chandelles (Të brendshmet e Les Chandelles).

Për të pasur akses në atë që njihet si “tempulli porno-shik”, Les Chandelles ka një kod shumë rigoroz veshjeje.

Burrat duhet të veshin patjetër kostum ndërsa femrat fustan dhe taka të larta. Klubi nuk lejon që të ndodhë “sainte horreur” (tmerri i shenjtë) këpucëve të rrafshta për gratë, apo i këmishave me mëngë të shkurtra për burrat.

Një prej vizitorëve, që përflitet se ka qenë këngëtari i grupit Rolling Stones, Mick Jagger, është detyruar të ndërrojë këpucët e tij për të hyrë në këtë klub, pasi siç insiston Valerie “xhinset dhe atletet, janë për të prerë dru”.

Ajo shkruan: “Përballë këtij rregulli të vjetër në Francë edhe këngëtarë të famshëm, janë detyruar të ndërrrohen. Si ai anglezi ‘No satisfaction’”, thotë ajo pa dashur të identifikojë këngëtarin.

Sipas standardeve të Madame Valérie, çantat, celularët e portofolët u merren klientëve pas hyrjes, për të siguruar anonimitetin edhe mes tyre.

Më pas mbrëmja e luksit kushton shumë, me një çmim fillestar hyrjeje prej 300 euro për çift, ku përfshihet shampanja dhe darka.

Deri tani gjithçka duket normale, teksa të pasurit e të famshmit hedhin sytë ndaj njeri-tjetrit në “dhomën e nxehjes” .

Më pas ata kalojnë në një korridor të ndriçuar ulët, për të hyrë në zemër të ‘çështjes’.

Në dhoma të vogla, çiftet e zhveshura angazhohen me njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë që preferojnë të mbeten jashtë, mund të shikojnë nga dera e hapur.

Të ngjeshur nëpër dhomat e vogla janë çifte, treshe apo gjithçka që të abonuarve u shkon në mendje.

Valérie thotë se hapi klubin në 1993 për “rrugëtimin e një gruaje në kërkim të trupit të saj, të ndjenjës dhe dëshirës”.

Ajo thotë: “Unë zbulova se seksualiteti është i bukur dhe zbavitës. Për mua është mënyra për të kaluar kohën e lirë. Unë e krijova këtë vend dhe riparova veten time. Këtu vendimet i marrin femrat. Gratë janë në komandë. Ato nuk janë një trofe për t’u ekspozuar, si një perëndeshë që nderohet, adhurohet. Është ajo që dominon dëshirat, tekat”.

Por drejtimi i një stabilimenti të tillë nuk ka qenë e lehtë në mes të Parisit. Valérie tregon sesi është përballur me kriminelët për të mbrojtur biznesin e saj të seksit.

“Kam duruar kërcënime me vdekje dhe zhantazh zhvatjeje nga gangsterët”, thotë ajo, duke shtuar se në 2011, Les Chandelles u mbyll për një muaj prej një skandali shfrytëzimi prostitutash.

Mes emrave më të famshëm të klientëve të saj janë përfolur prezantuesi francez Thierry Ardisson, dhe Dominque Strauss-Kahn, ish-kreu i FMN i shkarkuar ironikisht për abuzime seksuale, por Valérie insiston se nuk njeh asnje prej tyre.

FOTO GALERI
1/7
Por nëse kalon pragun modest, hyn në një botë dritash të ulëta dhe mode ekstravagante, me muzikë pulsuese dhe seks të pafrenuar.

Top Channel