Foto impresionuese/ Pantera e braktisur nga nëna, rritet në shtëpinë e gruas me qenin e saj Rottweiler

13/03/2021 16:48

Luna është një panterë e adhurueshme që ka lindur në një kopsht zoologjik në Siberi.

Por për fat të keq nëna e saj e refuzoi atë dhe nuk e ushqeu, prandaj bebja kishte shanse shumë të vogla mbijetese derisa një grua me eksperiencë në rritjen e kafshëve, i erdhi në ndihmë.

Gruaja kishte eksperiencë në rritjen e maceve të egra si Luna dhe vendosi ta marrë në shtëpi për ta ushqyer me vitaminat për të cilat kishte nevojë.

Dhe rrjedhimisht gruaja u lidh shumë me Luna, duke vendosur ta adoptojë nga kopshti zoologjik. Luna është tashmë pjesë e familjes së saj dhe është njohur me qenin e shtëpisë Venza, me të cilin shkojnë shumë mirë.

Pas prezantimit të tyre gradual, një miqësi e mrekullueshme lindi mes tyre dhe qeni e pantera e vogel janë të pandashëm, gjithmonë duke luajtur ose duke eksploruar së bashku.

FOTO GALERI
1/18
Gruaja qe shpëtoi jetën e Luna

Top Channel