Angel Di Maria do të vijojë karrierën te Paris Saint Germain për të paktën edhe një sezon tjetër. Lajmin e ka dhënë vetë klubi francez, që ka njoftuar se ka rritur rinovuar me anësorin 33-vjeçar deri në verën e 2022-shit.

Argjentinasi iu bashkua PSG-së në verën e 2015-ës nga Manchester United dhe kontrata skadonte në qershor të këtij viti, por tani u shty edhe me një vit, ndërsa palët kanë lënë të hapur rinovimin deri në verën e 2023-shit, nëse sulmuesi do të vijojë të jetë në formë të mirë.

Angel Di Maria ka luajtur 248 ndeshje me fanellën e PSG-së, gjatë të cilave kë shënuar 87 gola dhe ka dhënë 99 asiste. Sulmuesi ka fituar edhe 16 trofe me klubin francez, mes të cilave 4 tituj kampionë në Ligue 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA