Certifikimi i rezultateve në Kosovë/ Reagon Albin Kurti: Fituam krejt, ecim drejt

13/03/2021 18:14

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke komentuar certifikimin e rezultateve, i cili është bërë sot, ka thënë se fituan në referendum, gjë që është një shans i madh për Kosovën.

Kurti ka falënderuar të gjithë ata që votuar Vetëvendosjen.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju faleminderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime”, ka shkruar ai.

 

Top Channel