Vllaznia në krizë/ E mposht Bylis, Apolonia frenon Kukësin

12/03/2021 19:45

Vllaznia nuk di të fitojë më në Kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane u mposht edhe nga Bylisi me përmbysje 2-1 duke shkuar në 5 ndeshje radhazi pa fitore.

Ishte një ndeshje që u dominua nga skuadra e Thomas Brdaric për pjesën më të madhe të kohës, por që në fund ajo nuk mundi dot të marrë maksimumin, përkundrazi pësoi një humbje që do të kërkohet të shfrytëzohet nga ndjekëset e saj, Teuta dhe Laci për të tentuar ta parakalojnë. Vllaznisë i mjaftuan 14 minuta për të marrë avantazhin 1-0 me golin e Dilaver që shfrytëzoi në maksimum krosimin e Ardit Krujës.

Vllaznia kishte dhe raste të tjera për të shënuar, por nuk i shfrytëzoi ato. Edhe në pjesën e dytë ishte Vllaznia që kërkoi më shumë por në minutën e 76, ishte Bylisi që shënoi me Spahiun duke barazuar shifrat në 1-1. në minutën e 92 ndodhi e pabesueshmja kur u akordua një penallti në favor të ballshiotëve që u kthye në gol nga Anthony që fiksoi shifrat në 2-1, ndërkohë që pas fërshëllimës së arbitrit Beqiri ui pa Brdaric që të protestonte tek ai.

Apolonia ndal një tjetër emër të madh të Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për Kukësin që në Elbasan Arena nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me skuadrën fierake që zhvilloi një ndeshje të mirë, ndërkohë që Kukësi për më shumë se 45 minuta luajti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bytycit për faull ndaj Gjatës. ishte Kukësi që mori avantazhin me penallti me Ibraimin vetëm pak minuta pas ndëshkimit me karton të kuq të Bytycit në fundin e pjesës së parë, por kur kishin mbetur 5 minuta nga fundi Gjata shënoi për Apoloninë duke barazuar 1-1 duke marrë 1 pikë shprese për mbijetesën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA