PD pranon dëbimin, por jo drogën/ Reagimi pas zbulimit se kandidati Rezeart Tusha ishte arrestuar për drogë në Zvicër

12/03/2021 15:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të formularit të dekriminalizimit për kandidatin e PD Durrrës Rezeart Tusha.

Nëse ai në formular ka  shënuar debitin nga Zvicra, atëherë sikurse edhe në rastet e shkuara KQZ do të marrë vendim që kandidati Tusha ti kalojë për hetime të thelluara drejtorisë së dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme.

Kontaktuar nga Top Channel për rastin e kandidatit Tusha, PD dha këtë koment.

Kandidati i PD për qarkun Durrës Rezeart Tusha i cilëson shpifje lajmet për dënimin e tij në Zvicër. Ai deklaron se nuk ka fshehur asgjë dhe në formularin e dekriminalizimit gjendet vendimi për largimin nga Zvicra për shkak të skadimit të dokumenteve. Rezeart Tusha shprehet së një akuzë e tillë është e përsëritur, por ai ka çdo dokument që vërteton pastërtinë  e tij penale. Në çdo rast, Partia Demokratike nxit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të verifikojë çdo kandidat të PD në përputhje me ligjin e dekriminalizimit.

Tekst- Ndryshe nga ajo që pretendon kandidati Tusha, Top Channel një ditë më parë duke iu referuar këtij dokumenti dërguar nga autoritetet zviceriane në adresën e tij të banimit në lagjen Partizani Shijak,  raportoi se kandidati PD-s,  është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë. Për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.

Probleme të ngjashme me ato të zotit Tusha në Zvicër kishte edhe ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi.

Hetimet e thelluara nga prokuroria zbuluan dënimin e tij në shtetin helvetik, e si pasojë gjykata e Tiranës e gjeti fajtor duke e dënuar me 7 muaj e 15 ditë burg konvertuar në  60 orë punë të papaguar në shërbim të publikut.

Dekriminalizimi i kushtoi Elvis Rroshit largimin nga drejtimi bashkisë Kavajë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA