Drejtësi për Dante Aligierin… Itali, nisma ligjore 700 vite pas vdekjes së tij

12/03/2021 12:33

Komedia hyjnore e Dantes, konsiderohet një nga veprat më të mëdha letrare në botë, dhe ajo doli në dritë për shkak të një mosfunksionimi të drejtësisë që ekspertët ligjorë në Itali duan ta korrigjojnë tani, edhe pse kanë kaluar shtatë shekuj që atëherë.

Njeriu që italianët e e quajnë Poeti Suprem, u dëbua nga Firence në janar 1302 pasi e gjeti veten në anën humbëse të një përballjeje mes fraksioneve politike të qytetit.

Qëllimi unë është të vlerësojmë, nën dritën e provave të reja që mund të dalin, nëse ato vendime mund të rishihen ose në mënyrë ideale të anulohen”, thotë avokati kriminal Alessandro Traversi për AFP. Avokatë, gjykatës, prokurorë dhe historianë, si edhe trashëgimtarë të Dantes, dhe gjykatësi që e ndaloi atë të hynte në Fierence, janë ftuar të rihapin rastin në një konferencë më 21 maj 2021.

“ Qëllimi ynë është që të verifikojmë, jo vetëm mbi bazën e parimeve ligjore të njohura universalisht sot, por edhe në bazën e ligjeve të asaj kohe. Të zbulojmë nëse dënimi i Dantes ishte dhënë pas një gjykimi të drejtë apo jo. në të kundërtën, bëhet fjalë për dënime politike për të eliminuar një kundërshtar aspak komod, siç ishte Dante për togat e zeza në atë kohë”.

Pasioni për Danten në Firence është i madh dhe të gjithë banorët e konsiderojnë atë si një nga qytetarët më të nderuar, dhe këtë ka si qëllim edhe kjo lëvizje e re, të vendosë në vend nderin e cënuar.

Edhe pse një gjykim i vërtetë, i plotë, ka pak gjasa të materializohet, traversi nënvizon se e gjithë kjo ka vlerën e një gjesti simbolik të korrigjimit të një gabimi të bërë ndaj datës, që në terma juridikë, është ende një person me të dhëna kriminale në qytetin e Firencës. Përveçse poet, Dante ishte edhe një politikan që ka shërbyer si një nga drejtuesit e zgjedhur të Ferencës në vitin 1300. Dhe ka qenë ky post ai që e futi në telashe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA