Franca vazhdon të jetë në një situatë shumë të vështirë përsa i përket menaxhimit të pandemisë së Covid-19. Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Véran bëri një parashikim të situatës duke thënë se ajo do të përkeqësohet.
‘Pacientët Covid kanë zënë 4 000 nga 6 000 shtretërit e reanimacionit në të gjithë Francën ose 80% të kujdesit intensiv’- u shpreh Véran.
“Ile-de-France, rajoni i Parisit është një shqetësim i veçantë dhe, sidomos, në lidhje me pranimet në reanimacion”, shtoi ministri.
“Situata është e tensionuar dhe variantet, që sot përfaqësojnë 67% të rasteve në Francë, janë përgjegjëse për rastet më të rënda, si edhe për numrin më të madh të infektimeve”, vuri në dukje Véran, duke dhënë një shpjegim për rritjen e pacientëve në terapitë intensive.
Ai tha se nuk dihet kur do të jetë kulmi i kësaj vale, por nëse situata do të bëhet e pakontrollueshme, qeveria do të detyrohet të marrë masa më të rrepta për të shpëtuar jetë.
Top Channel