2 të vdekur pas vaksinimit me AstraZeneca, Italia ndalon përkohësisht përdorimin e vaksinës

12/03/2021 07:17

Dy persona kanë humbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Sipas mediave italiane kjo ka bërë që autoritet shëndetësore italiane të urdhërojnë ndalimin përkohësisht të një grumbulli vaksinash AstraZeneca.

Stefano Paterno, oficer marine 43-vjeçar dhe Davide Villa, një polic 50-vjeçar janë dy viktimat në rajonin e Siçilisë. Dyshohet se Paterno vdiq nga një sulm në zemër një ditë pas vaksinimit. Ndërkohë polici Villa ndërroi jetë në fundjavë 12 ditë pas vaksinimit.

Gazetat lokale thonë se ai u sëmur brenda 24 orëve pas vaksinimit dhe mjekët kishin diagnostikuar një trombozë të venës së thellë, e cila më vonë rezultoi në një hemoragji të trurit.

Autoritetet shëndetësore italiane thanë se kjo është një masë paraprake dhe akoma nuk ka një përgjigje të saktë nëse vdekjet e dy personave lidhen me vaksinën.Kjo masë e marrë nga Italia erdhi disa orë më vonë pasi Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se po pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinave të AstraZeneca pas raporteve të formimit të mpiksjes së gjakut tek disa persona që janë vaksinuar.

Kujtojmë që para pak javëve Agjensia Europiane e Barnave, EMA e miratoi vaksinën AstraZeneca, madje edhe studimet e fundit treguan se kjo vaksinë mund të përdorej edhe për moshat mbi 65-vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA