Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni
Kosova nuk ndryshon masat anti covid ndërkohë që në fund të muajit pritet të mbërrijnë 33 mijë doza të vaksinave nga grupi i “COVAX”.
Kryeministri në detyrë i republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, pas takimit me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, kanë vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19.
Në këtë takim u theksua se institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është i qëndrueshëm, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
Nga qytetarët u kërkua që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit Covid 19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.
Më herët, në 22 shkurt u morr vendimi për lehtësimin e masave, ku në komunat që nuk janë zonë e kuqe nuk ka orë policore, ndërsa në zonat e kuqe, lejohet lëvizja deri në orën 22:00.
Top Channel