Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, janë takuar në kryeqytetin Doha të Katarit. Në llogarinë e tij në twtter, Çavuşoğlu njoftoi se me ministrin Lavrov kanë diskutuar marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe zhvillimet e fundit në Malësinë e Karabakut, Libi dhe Siri.
Çavuşoğlu po ashtu theksoi se sot më herët u hodh themeli i njësisë së tretë të centralit bërthamor Akkuyu dhe uroi që ati t’i shërbejë kombit për të mirë.
Fillimi i operacioneve për njësinë e parë të centralit bërthamor është planifikuar për në vitin 2023 kur vendi do të festojë qindvjetorin e republikës. Tre njësitë e mbetura do të fillojnë operacionet deri në fund të vitit 2026. Një marrëveshje ndërqeveritare për centralit bërthamor Akkuyu, i cili aktualisht është në ndërtim, u nënshkrua midis Turqisë dhe Rusisë në maj të vitit 2010.
“Duke synuar arritjen e formës para-pandemike për turizmin këtë vit”, shkroi Çavuşoğlu në rrjetet sociale. Vizita dy-ditore e ministrit Çavuşoğlu në Katar vjen pas vizitave të tij në vendet e Azisë Qendrore, përfshirë Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Kirgistanin.
Top Channel