Foto ilustruese

Një 16-vjeçar nga Vitia ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 duke u bërë kështu viktima më e re në Kosovë nga ky virus, që nga fillimi i pandemisë.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, i cili tha se i riu ka ardhur në gjendje të rëndë në spital.

Ai ka thënë se 16-vjeçari vuante nga retardimi psikomotorik. “Është rasti i cili ka qenë paraprakisht i prekur me protandim psikomotorik dhe ka qenë në gjendje të rëndë që nga fillimi i mjekimit. Edhe përkundër angazhimit dhe të gjitha intervenimeve nuk ka arritur të mbijetojë”, është shprehur ai.

Sipas mjekut, i riu ka qëndruar 10 ditë në spital, por nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin.

Top Channel