Atletico Madrid fiton ndeshjen e prapambetur ndaj Athletic Bilbaos duke bërë që të shkëputet 6 pikë nga vendi i dytë dhe të fitojë pak komoditet 12 javë para fundit të sezonit.
Los Colchoneros triumfuan 2-1 me përmbysje përballë skuadrës baske, duke marrë tre pikë të arta që i afrojnë më shumë me objektivin titull. Iker Munian kaloi në epërsi Bilbaon pas 21 minutash lojë, por në fundin e pjesës së parë Marcos Llorente riktheu baraspeshën.
Në fillimin e pjesës së dytë skena ishte e gjitha për Luis Suarez i cili kthehu në gol një 11-metërsh për rrjetën e tij numër 18-të në këtë sezon, një më pak se Messi që kryeson listën e golashënuesve më të mirë.
Goli i Suarez me penallti, vendosi edhe fatet e këtij takimi, me sfidën që u mbyll me avantazhin minimal të madrilenëve që tashmë e shikon veten të shkëputur 6 pikë nga Barcelona e vendit të dytë dhe 8 nga Real Madrid në vendin e tretë.
Top Channel