1 ushtar më pak për Conten, Vidal do operohet, mungon 1 muaj!

11/03/2021 16:19

Antonio Conte humbet një nga ushtarët e tij në këtë sprint final të sezonit.

Arturo Vidal i transferuar te Interi me shumë bujë në merkaton e verës do të mungojë minimalisht për 25 ditë deri në 1 muaj, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë pasi vuan nga problemet në menisk.

Ka qenë vetë klubi zikaltër që ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare duke bërë të ditur dëmtimin e Vidal dhe nevojën që ka kiliani për një ndërhyrje në gju për të qenë plotësisht i gatshëm dhe në formën optimale në muajin prill pas ndalesës së kombëtareve.

I ardhur nga Barcelona me shumë bujë në merkaton e verës, Vidal ka zhgënjyer në gjysmën e parë të sezonit me Interin duke humbur edhe vendin e titullarit në fazën e dytë të kampionatit, me trajnerin Antonio Conte që ka preferuar danezin Christian Eriksen. Vidal gjithsesi u hodh në fushë nga Conte si titular në ndeshjen e së hënës ndaj Atalantës duke bërë një paraqitje shumë të dobët dhe duke u zëvendësuar në fillimin e fraksionit të dytë nga Eriksen.

Në këtë sezon me Interin Arturo Vidal është aktivizuar në 30 takime në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola.

Top Channel