Zgjedhjet në Kosovë/ Ndalohen dy persona për keqpërdorim të detyrës dhe dhënie e marrje ryshfeti

10/03/2021 11:40

Dy persona janë ndaluar në Kosovë për për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe dhënie e marrje ryshfeti gjatë votimeve në Kosovë.

Dy personat  e arrestuar janë shtetasit me iniciale A.K dhe S.M.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak se dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së. Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se  të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë. Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

 

Top Channel