Veliaj: PS dominohet nga të rinjtë/ Kryebashkiaku: shumica e listës që kemi përballë janë fosile

10/03/2021 15:03

Erion Veliaj, Drejtuesi politik I PS qarku Tiranë përfshirjen e të rinjve në listën garuese të 25 prillit e shikon si një  ndër risitë më të mëdha që solli Partia Socialiste në këtë përballje elektorale.

Veliaj: Po të ishte parti më vete, grupmosha 18-30 vjeç do ishte “partia” më e madhe në vend, se jemi ende një popull i ri. Ndaj, temat që përqafon sot e majta dhe që i ka në doktrinën e vet janë thellësisht të ndjeshme për rininë. Shumë nga punët që ne bëjmë në Bashkinë e Tiranës, duke filluar nga shkollat e reja, Karta e Studentit, konviktet e reja, kanë një përputhshmëri me çështjet ku rinia ka interes,” tha Veliaj, duke kujtuar se modeli i mëparshëm i PD dhe LSI ishin “Kristali” dhe “Vitrinat”, pa folur për konviktet, ku 90% e tyre ishin të zaptuara. 

Taksën progesive Veliaj e quajti si një instrument që ndihmon të rinjtë.

Veliaj: Shumica e të rinjve nuk e nisin punën me rrogë 2 milion e gjysmë lek. Të rinjtë e fillojnë me një pagë minimale. Tani që paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë, me programin tonë të ri dhe në mandatin tonë të ardhshëm, taksa për këtë fashë do të jetë sërish zero,” tha Veliaj, duke theksuar se ajo që PD propozon është minus 9% e pagës që në ditën e parë të punës për të rinjtë, përmes taksës së sheshtë.

Aleatët e PD,  PR,  PDIU dhe PBDNJ i quajti parti me kryetarë por pa anëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA