Pas akuzave të Meghan dhe Harry-t/ Oborri mbretëror: Është një çështje private

10/03/2021 12:41

Çështjet racore të ngritura nga duka dhe dukesha e Sussexit në intervistën e tyre me Oprah Winfrey janë shqetësuese dhe janë marrë shumë seriozisht, tha pallati i Buckinghamit në një deklaratë për shtyp.

Pallati tha se rrëfimet mund të jenë të ndryshme por problemet do të adresohen privatisht. Meghan i tha Oprah-s se Harry ishte pyetur nga një pjesëtar i familjes mbretërore se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të tyre Archie kur ai të lindtte.

Pallati tha ndërkohë se dukët e Sussex-it do të jenë gjithnjë anëtarë shumë të dashur të familjes. Përgjigjia nga pallati i Buckinghamit erdhi pas një takimi urgjent të mbretërorëve të lartë. Pallati ka qenë nën presion për të reaguar pas intervistës në të cilën Meghan, e para anëtare me racë mikse të familjes moderne mbretërore, tha se kishte pasur shqetësim për ngjyrën e djalit të saj.

Më pas, Princi Harry sqaroi për Oprah-n se komentet nuk ishin bërë as nga mbretëresha dhe as nga duka i Edinburgut. Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, Piers Morgan, është dorëhequr nga emisioni i mëngjesit Good Morning Britain, i ITV, pas debateve mbi komentet që ai ka bërë për dukeshën e Sussex-it.

Top Channel