24/05 15:52
Joachim Low nuk do të jetë më trajneri i Gjermanisë pas Europianit të këtij viti. Tekniku gjerman i cili është pjesë e përfaqësueses së vendit të tij prej vitit 2004, dy vite si asistent dhe 15 vite si trajner kryesor ka vendosur të dorëhiqet.
Low ka fituar me Gjermaninë një Kupë Bote në 2014, ndërkohë që momenti më i keq i tij ishte Botërori i Rusisë ku u eleminua që në grupe. Pretendentë për stolin e Gjermanisë janë disa emra të shquar të futbollit si Klopp, Wenger, Nagelsmann apo Hansi Flick.
Low gjithsesi do të mbahet mend si një trajner me temperament shumë të qetë dhe të duruar, që promovoi kryesisht të rinjtë në përfaqësuesen gjermane.
Top Channel