Këto foto mahnitëse një-shekullore tregojnë Rusinë në ditët e fundit të perandorisë cariste, e cila do të zhdukje se shpejti nga zjarri i Revolucionit Rus, dhe mizoria e bolshevikëve leninistë.
Të marra në fillim të shekullit të, pamjet janë vepër e Sergey Prokudin-Gorsky, kimistit që shpiku metodën e re të fotografisë me ngjyra, i ngarkuar të dokumentonte perandorinë e Carit Nikola II.
Por koleksioni i tij shpejt mori një domethënie tjetër, duke u kthyer në dëshminë e fundit të Rusisë imperiale, para traumës së terrorit stalinist dhe pushtimit nazist në dekadat e ardhshme.
Në foto përfshihen pamje të jetës tradicionale nga të gjitha cepat e largët të perandorisë, me portrete te popujve nomadë me veshjet ekstravagante të kokës, përpara ‘jurteve’ karakteristike ku banojnë, duke ngarkuar grurë dhe pambuk në gamiljet e tyre.
Në to shihen gjithashtu shenja moderniteti, me ndërtimin e hekurudhave të reja që arrinin nga Moska deri në Shën Petersburg, teksa Rusia tentonte të arrinte fuqitë rivale të industrializuara.
Rusia cariste u shkatërrua nga Revolucioni 1917 dhe perandori e familja e tij u ekzekutua.
Vetë Prokudin-Gorsky u arratis në Norvegji e Britani para se të vendosej në Francë. Koleksioni i tij gjeti vendin në Librarinë e Kongresit të SHBA, ku tani ndodhen 2,607 nga fotot e tij inovative.
Top Channel