Virginia Adhiambo nuk ishte e aftë të paguante faturën e lindjes në një spital të Nairobi në Kenia, kështu që bëri një marrëveshje me shefat e spitalit që i lejuan asaj të marrë në shtëpi vetëm dy prej foshnjeve.
26 vjeçarja lindi pesë javë para kohe katër djemtë e saj, në spitalin e Nairobi.
Nëna e re pati komplikacione dhe u dërgua në kujdes intensiv. Pas rekuperimit asaj iu dërgua fatura mjekësore prej rreth $25,000, çka e detyroi të bënte marrëveshjen e dhimbshme për të marrë dy bebe në shtëpi dhe të linte dy të tjerat aty.
Virginia tha: “Shtatzania më shkoi mirë. Nuk kisha komplikacione deri kur erdhi momenti”.
Gruaja lindi katër djem – Micah, Jack, Teddy and Malik – më një shkurt, por pas lindjes së suksesshme Virginia pësoi komplikacione.
Ajo thotë: “Këmbët dhe barku mu frynë, mora një infeksion dhe nuk po reagoja ndaj mjekimeve”.
Për fat të keq qëndrimi pesë-javor në spital akumuloi faturën e madhe që Virginia nuk mund ta paguante të plotë.
Duke folur me drejtuesit dhe partnerin e saj Charles Kyalo Ndonye, ata ranë dakord të merrnin në shtëpi dy nga bebet, derisa të mblidhnin para për të paguar faturën.
“Micah e Teddy janë në shtëpi, por Jack e Malik janë në spital”, thotë Virginia.
Çifti thotë se do të përpiqen t’i nxjerrin kësaj jave nëse mbledhin paratë, por sa më gjatë ata të qëndrojnë aq më shumë shtohet fatura.
Top Channel