Mbledhje urgjente në Pallat/ Pas intervistës së princit Harry dhe Meghan Markle

09/03/2021 13:17

Një mbledhje urgjente krize me pjesëtarët më të lartë të familjes mbretërore është thirrur në Britani pasi duka dhe dukesha e Sussex-it lëshuan një mori akuzash në intervistën e tyre me Oprah Winfrey.

Korrespondentja e BBC në oborrin mbretëror, Daniela Relph, tha se është e papranueshme për pallatin e Buckinghamit të mos thotë asgjë për pretendimet e princit Harry dhe Meghanit. Ajo tha gjithsesi se nuk donte që pallati të nxitohej në deklarata.

Princi Harry dhe Meghani folën për racizmin, shëndetin mendor, mediat dhe mbretërorët e tjerë në intervistë. Meghan, e para anëtare me racë mikse në familjen mbretërore moderne, tha se situata u rëndua pasi Harry u pyet nga një pjesëtar i familjes mbretërore, emri i të cilit nuk u tha, se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të tyre të pritshëm, Archie. Më pas, vetë princi Harry sqaroi për Oprah se komentet nuk ishin bërë as nga mbretëresha dhe as nga duka i Edinburgut.

Intervista dy orë e gjatë u transmetua të dielën nga CBS në SHBA dhe më pas në Britani, mbrëmjen e të hënës.  Në intervistë, dukesha tha se ajo e kishte gjetur jetën mbretërore aq të vështirë sa që kishte pasur momente kur ajo kishte menduar se nuk donte të jetonte më dhe kishte kërkuar madje edhe për ndihmë, të cilën nuk e kishte marrë. Disa laburistë janë shprehur pas intervistës se pretendimet e Meghanit ishin shqetësuese dhe shokuese dhe kërkuan nga pallati mbretëror ti trajtonte ato me seriozitetin më të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA