Superliga mbyll javën në paqe/ Vllaznia nuk arrin të kalojë dot Kukësin, Apolonia befason Laçin në shtëpi

08/03/2021 20:02

Vllaznia gjithashtu nuk arrin të përfitojë nga hapi fals i kundërshtarëve edhe pse deri diku e justifikuar pasi përball ishte një skuadër e e një tjetër niveli si Kukësi.

Dashamir Xhika, ishte heroi që i mohoi triumfin shkodranëve. Gardiani kryeqytetas priti gjithçka, teksa rasti më kulminant ishte ai i minutës së 71-të, kur arriti të neutralizonte 11-metërshin e Demir Imerit.

Ndërkohë për sa i përket verilindorëve, edhe ata patën shanset e tyre me anë të Ibraimit, por nuk arritën t’i shfrytëzonin. Me këtë barazim, Vllaznia vijon të kryesojë me 1 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi, ku i fundit u befasua nga Apolonia në fushën e tij teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.

Skuadra e Shpëtim Duros sulmoi portën e skuadrës fierake që në minutat e para të sfidës por pa mundur të shënojë për meritë të portierit të Apolonisë Harizaj. Gjërat ndryshuan në fillimin e pjesës së dytë kur Laci shënoi me Julian Shehun për të cilin ky ishte edhe goli i tij i parë në këtë sezon me skuadrën kurbinase. Kur po mendohej se Laci po merrte 3 pikët në këtë ndeshje, Apolonia gjeti forcën për të barazuar rezultatin në 1-1 pikërisht 2 minuta nga fundi me Diop, falë edhe daljes së gabuar të Sherrit.

Top Channel