Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Toka nuk do të jetë në gjendje ta ushqejë jetën përgjithmonë. Atmosfera jonë e pasur me oksigjen mund të zgjasë e shumta edhe 1 miliardë vjet të tjera sipas një studimi të ri nga nga Nature Geoscience.
Teksa dielli ynë plaket, ai po bëhet më I shndritshëm çka do të thotë se në të ardhmen, planeti do të marrë më shumë energji diellore. Kjo do të shtojë nivelin e energjisë që prek sipërfaqen e Tokës duke përshpejtuar shpërbërjen e shkëmbinjve silicate si bazalti apo graniti. Kur kjo ndodh, çlirohet një sasi e madhe dioksidi karboni, që per shkak të reagimeve kimike bllokohet ne minerale karbonike. Në teori, Toka duhet të nisë të ftohtët kur nivelet e karbonit bien, por në një miliard vjet ky efekt do të negativizohet nga flakët e ashpra të Diellit. Dioksidi i karbonit, së bashku me ujin, është një nga përbërësit kryesorë që u duhet bimëve për të kryer fotosintezën.
Me rënien e niveleve të dioksidit të karbonit, do të ndodhë më pak fotosintezë dhe disa lloje të bimëve mund të zhduken krejtësisht. Ulja e fotosintezës nënkupton më pak prodhim oksigjeni dhe gradualisht e kështu përqendrimi i tij në atmosferën e Tokës do të bjerë, duke krijuar një krizë për format e tjera të jetës në të ardhmen, thonë ekspertët. Për të dalë në përfundim, kërkues nga Japonia e SHBA përdorën simulime kompjuterike, përmes të cilave modeluan evolucionin e cikleve të karbonit, oksigjenit, fosforit dhe squfurit në sipërfaqen e Tokës në të ardhmen, e morën gjithashtu në konsideratë dhe ndryshimet e klimës apo mënyrën sesi sipërfaqja e Tokës (korja, oqeanet dhe atmosferë) ndërveprojnë me brendësinë e planetit.
Top Channel