“Deri më tani nuk kam pasur sukses…”/ Redi Jupi tregon në ‘Jashtë Loje’ dështimin e tij të vetëm

08/03/2021 21:25

Futbollist, trajner, biznesmen, bashkëshort dhe baba, njihuni me personazhin e kësaj puntate në “Jasht loje”.

Bëhet fjalë për Redi Jupin, në një rrëfim nga fillimet e fëmijërisë së tij, vështirësitë gjatë periudhës së adoleshencës, pasioni për sportin, njohja me bashkëshorten dhe krijimi i një familjeje të shëndetshme.

Tashmë ai është babai i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë, që është më e madhja në moshë.

I pyetur nëse do të donte që njëri nga dy djemtë e tij të bëhej futbollist, duke pasur shembull babain e tyre si futbollist të njohur, Jupi habit me përgjigjen që nuk e prisnim…

“Në fakt do doja shumë që ata të merreshin me sport në nivel më tepër sesa material. Kam dashur shumë që t’ju fusja këtë dëshirën për lojën, për futbollin, për këtë lojën e magjishme, por deri më tani nuk ja kam arritur edhe pse djali i madh luan relativisht mirë nuk është keq, por deri më tani nuk kam pasur sukses” u shpreha ai.

Ai shton se i kanë qef në përgjithësi sportet me pak shtysë nga ana e tij, por si të gjithë fëmijët çuditërisht nuk e kanë shumë pasion sportin.

Larg pritshmërisë, djemtë e tij nuk kanë dëshira sportive, madje ai vetë është munduar që t’i rrisë duke ju sugjeruar sportin, por deri më tani nuk kanë shfaqur interes. Gjithashtu, Jupi i justifikon në një farë mënyre që janë ende të vegjël për të bërë zgjedhje të mëdha…

Top Channel