Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Luan Dacin: Ky është puç, do bëjë rekurs
08/03/2021 11:23
Apeli i GJKKO ka dënuar me burg anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Daci.
GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënoi Dacin me gjashtë muaj burg.
Por ndërkohë ky dënim i është konvertuar Luan Dacit në 12 muaj shërbim prove.
Kujtojmë se anëtari i KPA, i pezulluar tashmë nga detyra, akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Ndërkohë ky i fundit ka thënë se nuk do ta lërë me kaq: Nuk kam ndërmend të largohem nga KPA puç që po më bëhet. Do bëj rekurs me urgjencë, nuk ndodh të dënohesh pa vepër penale.
Top Channel