Ndonëse ka 10 vite që ka dalë në pension, Ismail Qyrana vazhdon të ushtrojë profesionin e vështirë të tornitorit.
Ai është tornitori më i vjetër në Fier dhe ka mbi shpatulla 54 vite punë në këtë profesion të vështirë.
Punën e ka filluar në moshën 18 vjeçare, menjëherë pasi përfundoi shkollën e mesme në Kuçovë. Deri në vitin 1995 ka punuar tornitor në ndërmarrjet e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, ndërsa më pas ka ushtruar aktivitet privat.
72 vjeçari thotë se gjatë diktaturës, profesioni i tornitorit, ndonëse ndër më të vështirët, nuk ishte i vlerësuar.
Ismaili profesionin e ka trashëguar tek i biri, për të cilin thotë se nxënësi është bërë më i mirë se ustai.
Eduarti, djali i Ismailit kur ishte fëmijë pasi mbaronte shkollën kthehej tek puna e të atit. Atje Eduarti mësoi zanatin nga ustai më i mirë.
Top Channel