Është regjistruar viktima e parë nga tërmet prej 6 ballësh shkalla Rihter që goditi Greqinë këtë të mërkurë.

Bëhet fjalë për një 83-vjeçar, i cili gjatë lëkundjeve të fuqishme nuk mundi të dilte nga shtëpia. Grupet e shpëtimit kanë mundur ta nxjerrin nga rrënojat 83-vjeçarin, i cili ka humbur jetën pak ditë më vonë në spital, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk bëhen të ditura.

Ndërkohë, banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti kanë kaluar natën e katërt jashtë, të strehuar në tendat e ushtrisë.

Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gatu dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme.

Një grup zyrtarësh të qeverisë me ministrin plotësuese të Brendshëm, Stelios Petsas, që kanë vizituar zonën kanë deklaruar se prej nesër qeveria do tu japë nga 300.000 euro bashkive në Tirnavo, Elasona dhe Farkadonas, në mënyrë që të shpërndajnë nga të paktën 600 euro banorëve, për të plotësuar nevojat e domosdoshme.

Mbrëmjen e së shtunës, një lëkundje tjetër prej 4.2 ballësh shkalla Rihter është regjistruar 5 km në veriperëndim të Larisës, me thellësi 8 km.

Ndërkohë, sipas pamjeve dhe matjeve satelitore specialistët deklarojnë se nga tërmeti i fuqishëm që goditi Thessalinë para katër ditësh terreni është deformuar dhe në shumë vende ka pësuar rrëshqitje deri në 39 cm.

Gjithashtu banoret e zones Zarkos deshmojne se ne shume prej tokave te tyre bujqesore jane hapur vrima te medha, nga te cilat ka edhe rrjedhje uji, fenomen qe sipas sizmiologeve ndodh shpesh gjate termeteve te fuqishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA