Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Lezhë ku edhe ka nisur një bashkëbisedimin me banorët në këtë qytet.
Gjatë bisedës me to, Rama u ndal në investimet e bëra në këtë zonë. Kryeministri u ndal dhe tek rrugët, ndër të cilat renditi “Rrugën e Arbrit”, që sipas tij sot është një realitet.
Sipas Ramës elementi kyç që lidhet me strategjinë e zhvillimit të vijës bregdetare është aksi Balldre-Milot dhe Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Po ashtu, edhe aksi Milot-Muriqan është një investim kolosal që nuk ka mundur të finalizohet akoma me një kontratë, por sipas Ramës së shpejti do të hapet gara për kë aks.
“Elementi kyç që lidhet me strategjinë e zhvillimit të vijës bregdetare është aksi Balldre-Milot dhe Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Patjetër edhe aksi Milot-Muriqan është pjesë e përpjekjes që kemi bërë, është një investim kolosal, nuk e kemi finalizuar akoma me një kontratë të fillimit të punimeve sepse gara e hapur për realizimin e kësaj kontrate faktikisht nuk nxorri fitues pasi kompania nuk i plotësoi ato pika që sipas nesh ishin të panegociueshme. Gara do të hapet shumë shpejt dhe ai investim do të bëhet.
Balanca e investimeve në funksion të turizmit kemi investuar si asnjëherë më parë në Tropioja, Pukë, malësi të Madhe, po ashtu edhe në Dibër ku bëm realitet rrugën e Arbrit që ishte një ëndërr që sot po realizohet prej dhjetëra vitesh. Kemi investuar jo pak në zonën e Lezhës, nëse e shohim të shkëputur nga harta e infrastrukturës shqiptare kemi investuar si asnjëherë më parë. Është e vërtetë që kemi një lloj borxhi të pashlyer me të gjithë zonën por një borxh që do ta shlyejmë”, u shpreh Rama.
Top Channel