Bayer Leverkusen merr një fitore me vlera në ndeshjen e javës së 24 të Bundesligës gjermane. Skuadra e aspirinave fitoi në fushën e Borussia Moenchengladbachut me rezultatin 1-0 dhe tani është vetëm 3 pikë prapa Eintrachtit në zonën Champions me këtë të fundit që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e tij me Stuttgartit.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me skuadrat që patën shanse për të shënuar, por që nuk mundën t’i shfrytëzonin. Edhe pas pushimit të ndeshjes ky rezultat po mbizotëronte në fushën e lojës deri në minutën e 75 kur Schick vendosi të ndryshojë fatin e kësaj sfide duke shënuar golin e avantazhit për Bayer Leverkusen që në fund rezultoi edhe i fitores.
Sukses shënoi edhe Leipzig ndaj Freiburgut 3-0 duke mbajtur të forta shpresat për të rivalizuar deri në fund me Bayernin e Mynihut për titullin kampion të Gjermanisë. Ndërsa në ndeshjet e tjera Hertha e Berlinit fitoi ndaj Augsburgut 2-1, rezultat ky me të cilin fitoi edhe Hoffenheimi ndaj Wolfsburgut.
Top Channel