“Është gjendje alarmante”, Berisha: Rrogat dhe pensionet e ulëta, janë rritur vetëm pagat e zyrtarëve
26/12 21:02
Shkodra ka njohur kandidatët e saj të parë për deputet teksa zyrtarisht Astrit Patozi dhe Bindja Demokratike kanë prezantuar listën me të cilët i kanë kërkuar votat qytetarëve shkodranë.
Jemi partia e parë që shpall kandidaturat pasi ne jemi me lista të hapura dhe nuk presim natën e thikave tha ai, teksa sulmoi dy partitë e mëdha.
Ne jemi opozitë e Qeverisë së Edi Ramës por edhe opozitë e opozitës së kompromentuar PD – LSI, theksoi Patozi.
Tonin Uldedaj është i pari në listën e Bindjes Demokratike për qarkun e Shkodrës. Një biznesmen dhe figurë e njohur edhe për Partinë Demokratike pasi për mbi 12 vite ka qenë pjesë e kryesisë së kësaj partie ndërsa është i vëllai i ish deputetit demokrat Gjokë Uldedaj.
Top Channel