7 Marsi/ Urimi i veçantë i kryebashkiakut Veliaj për mësuesit: Mirënjohje për përkushtimin e përditshëm për të dhënë dije

07/03/2021 09:55

Mësuesit dhe mësueset e Tiranës e kanë nisur ditën e sotme me një kartolinë të ngrohtë urimi nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Duke vlerësuar lart figurën e mësuesit sidomos në këtë kohë mjaft të vështirë me të cilën po përballet edhe arsimi për shkak të pandemisë, Veliaj shpreh mirënjohjen më të thellë për sakrificën e tyre në emër të të gjithë qytetarëve por dhe prindërve të nxënësve.

“Jam i vetëdijshëm se, përtej angazhimeve familjare, në këtë kohë po kaloni një nga misionet më të vështira të jetës suaj. Mësimi në distancë dhe online ka paraqitur shumë sfida për ju, por edhe për nxënësit. E megjithatë, juve ju ka takuar të bëni sakrificën më të madhe, duke mos reshtur së ndezuri imagjinatën e ngjallni shpresë e dashuri tek secili fëmijë i Tiranës. Prandaj, për misionin që u është besuar, sidomos në këtë kohë të vështirë, meritoni të gjithë mirënjohjen dhe respektin tim,” shkruan kryebashkiaku veliaj duke u uruar festën e mësuesit të gjithë arsimtarëve.

Kryetari i Bashkisë ka ndarë urimin e tij edhe në rrjetet sociale, ku po ashtu shpreh mirënjohjen për punën e palodhur të mësuesit përkushtimin e përditshëm për të dhënë dije.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA