5 qytetarë janë arrestuar në qytetin e Gramshit , ndërkohë që policia ka gjetur në banesën e njërit prej tyre 33 kilogram lëndë narkotike kanabis.

Sipas policisë, lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit me iniciale A.B. në fshatin Skëndërbegas të Gramshit. Në banesë ndodheshin dhe shtetasit me iniciale A.S. dhe B.Zh që po përgatisnin lëndën narkotike ndërkohë që shtetasit me iniciale V.V dhe L.I. kishin ardhur për ta blerë kanabisin. Të pestë janë arrestuar dhe po hetohen nga Prokuroria e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Skënderbegas”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan.

Sekuestrohen 33 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 6 telefona celular.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Skënderbegas ”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V., 49 vjeç dhe L. I., 39 vjeç, të dy banues në Cërrik, A. B., 50 vjeç, A. S., 32 vjeç dhe B. Zh., 49 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë e tij në fshatin Skënderbegas, Gramsh, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 33 kilogramë kanabis, 3 automjete dhe 6 aparate celuar.

Në momentin e kontrollit të banesës janë arrestuar edhe shtetasit A. S. dhe B. Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe shtetasit V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA