Rikonstruktimi i ndërtesave në Durrës/ Banorët: Vetëm sa lyejnë muret, na mbyti lagështia

06/03/2021 12:08

Banorët, të cilëve iu janë dëmtuar banesat dhe ambientet e përbashkëta nga tërmeti i 26 nëntorit ankohen se procesi i rindërtimit po bëhet në mënyrë të pjesshme.

Së fundmi, janë banorët e pallatit nr.1187-1188 në lagjen nr.16, ku banojnë 54 familje. Ata shprehen se kanë marrë dëmshpërblim vetëm për të rregulluar pjesën e brendshme të banesave, ndërkohë që muret e jashtme janë të parregulluara, duke çuar dëm çdo investim.

E rregulluam brenda, por na mbyti lagështira, myku. Erdhën e lyen murin nga jashtë dhe kaq. Kam shkuar jam ankuar, por askush s’më thotë asgjë, më përcjellin”.

I vlerësuar me shkallën e dëmit DS2, pallati vazhdon të shfaqë probleme dhe pas ndërhyrjes që sipas banorëve ka konsistuar vetëm në lyerje.

Unë i kam rregulluar vetë. Këta vijnë e lyejnë dhe na e prishin, se hyn lagështira sa herë bie shi. Erdhën e lyen nga jashtë, vetëm bojë. Na thanë hidhni nga 500 mijë lekë që të rregullohet”.

Në Durrës ka mjaft raste kur banorët ngrenë zërin për më shumë përgjegjshmëri gjatë kryerjes së punimeve dhe vlerësim real të nevojave nga pushteti vendor.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA