Këto janë pasojat e me shumë se një muaji përmbytje në zonën e NënShkodrës në fshatin e Obotit.
Kjo është një sere të cilës vetëm emri i ka mbetur i tillë për shkak se çdo gjë është shkatërruar në të duke filluar nga të mbjellat deri tek
sistemi vaditës.
Tashmë për fermerët vënia në funksion e këtyre tokave për stinën e pranverës duket thuajse e pamundur.
Martin Berthamza, tokat e tij i ka mbjellur me fruta perime por edhe ato janë dëmtuar rendë.
Me largimin e ujërave, ai thotë se ka dale në pah një tjetër problem, ndotjet e mëdha që rrezikojnë shpërthimin e epidemive në fshatra.
Prej disa ditësh, bashkia e Shkodrës ka ngritur grupet e verifikimit të dëmeve ne terren por për banoret e këtyre fshatrave shpresat për demshperblime janë thuajse 0.
Top Channel