Nuk iu bindën urdhrit për ndalim dhe goditën policët/ Arrestohen dy qytetarë në Skrapar

06/03/2021 15:34
Foto ilustruese

Dy shtetas janë arrestuar dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Sipas policisë, këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me mjet dhe kur shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për ndalim dhe ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre. Pasi janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, kanë dalë nga mjeti dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë, për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë.

Policia ka arrestuar shtetasit me iniciale A. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar dhe ka proceduar penalisht shtetasin me iniciale A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA