‘Hannah Montana’ më bëri të kem ‘krizë identiteti’/ Rrëfimi i Miley Cyrys për rolin e saj ikonik

06/03/2021 16:19

Këngëtarja rrëfeu se ka përjetuar një krizë identiteti pasi luajti rolin e Hanah Montanas.

28-vjeçarja, tregoi në podcastin“Spotify’s Rock This me Allison Hagendorf” të premten se roli kishte një ndikim të madh në ndjenjat e saj për veten.

Cyrus luajti si Hannah Montana në Disney Channel për katër sezone nga 2006 në 2011.

Ishte një personazh pothuajse si vetë unë, dhe në të vërtetë, koncepti i shfaqjes është se kur je ky personazh, kur ke këtë alter ego, je i vlefshëm. Kam dëgjuar miliona tifozë të thonë ti je ylli më i madh në botë, dhe pastaj koncepti ishte që kur dukej si vetja ime, kur nuk kisha parukën më, askush nuk u interesua për mua, unë nuk isha më një yll“.

Pra, kjo u ngulit në kokën time,” vazhdoi këngëtarja e “Prisoner”. “Ashtu si në film, ku pa qenë Hannah Montana, askush nuk kujdeset për ty. Dhe ky ishte koncepti”.

Cyrus tha se donte të thhyentë atë mentalitet, duke shtuar se albumi i saj Bangerz është përpjekja e parë për të gjetur identitetin jashtë karakterit të personazhit të Disneyt.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel