Elbasan, festë e vakët/ Pandemia edhe këtë vit do ta lerë qytetin pa Ditë Vere

06/03/2021 12:27

Në prag të Ditës së Verës duket se vetëm natyra po bëhet gati në Elbasan.

Për të dytin vit me radhë pandemia pezullon çdo festim apo organizim me rastin e Ditës së Verës dhe dëmet më së shumti ndihen në bizneset e pastiçerisë.

Në një vit të zakonshëm një pastiçeri në Elbasan prodhonte më shumë se 6 mijë ballokume në 10 ditët e para të marsit, tashmë shitjet janë të papërfillshme. Bizneset përpiqen të mbajnë aktivitetet hapur ndërsa kanë shkurtuar stafin për të përballuar pasojat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA