24/05 15:52
Elseid Hysaj dhe Napoli duket se kanë vendosur të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Konfirmimi, për të disatën herë, vjen nga manaxheri i futbollistit shkodran, Mario Giuffredi, që në “Radio Kiss Kiss Napoli”, deklaroi:
“E ardhmja e Hysajt është e shkruar. Nuk kemi patur më kontakte me drejtuesit e Napolit për rinovimin, kështu që do të sillet si profesionist deri në skadimin e kontratës.”
Giuffredi ka folur edhe për Jordan Veretout, teksa po afrohet përballja Napoli-Roma.
“Besoj se do të qëndrojë jashtë 3-4 javë dhe mendoj se do ta humbë ndeshjen kundër Napolit.”
Top Channel