Harta e rindërtimit zgjerohet edhe me Rrëshenin ku parashikohet ndërtimi një lagje të re me 35 banesa individuale. Projekti përmban edhe ndërtimin e 6 pallateve ,me 68 apartamente që pritet të përfundojë në tetor 2021.
Kryeministri Edi Rama tha paraditen e kësaj të pemteje se Rindërtimi, nuk ndalet dhe shprehu ambicien e qeverisë që në pranverën e vitit 2022 mos të ketë asnjë shenjë nga tërmeti.
Rama: Për mua, procesi i rindërtimit është procesi i konfirmimit të ambicies sonë për Shqipërinë që Duam, është procesi i vërtetimit të vërtetësisë së fjalës sonë se ne nuk do të lëmë kurrë asnjë vetëm, është procesi i vënies në pah të një dallimi shumë të madh mes nesh dhe atyre që sot pretendojnë të rikthehen për të marrë një mandat të pestë pasi nuk kanë reflektuar mbi asgjë nga ato që kanë bërë, nuk kanë ndryshuar aspak nga ato që kanë qenë dhe nuk kanë marrë mundimin as të ndryshojnë, të përfshijnë, të integrojnë ide të reja duke lënë pas disa nga të vjetrat.
Ecjen përpara të këtij procesi kryeministri e lidhi me vullnetin e shqiptarëve në 25 Prill.
Rama: A ka njeri që mendon se ky proces mund të shkojë përpara dhe të mbarojë me sukses duke ecur kështu me këtë ritëm e këtë cilësi në rrugën që jemi nisur nëse në 25 prill, filli i këtij procesi këputet? E nëse në 25 prill, fati i këtij vendi bie në duart e atyre që janë të njohur për shkatërrimet që kanë bërë? Nëse i lidhim figurat me imazhet e kujtesës sonë historike, është shumë e lehtë të ndërtojmë një ekran ku figurat e tyre të bashkëngjiten në harmoni me pamje shkatërrimesh, me momente dëshpërimesh sociale, me situata rrënimi të vazhdueshëm, ndërkohë që nëse pyesim veten se çfarë garancie kanë dhënë këta njerëz për t’ju besuar finalizimin e këtij Programi Rindërtimi, për t’ju besuar ecurinë deri në fund me sukses të këtij procesi transformimi.
Top Channel