Top Channel ka siguruar pamjet e rënda të ekzekutimit të 31 vjeçarit Tauland Gjikaj në mes të qytetit të Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën transballkanike përballë Gjykatës së Apelit.

Viktima, që njihej edhe me mbiemra të tjerë si Beqiraj apo Manaj po qëndronte në rrugë, ndërsa autori, i shoqëruar me një person tjetër zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe qëlluan për vdekje Gjikajn, djali i një ish punonjësi policie me precedent të mëparshëm kriminal.

Të pranishëm në ekzekutim ishin tre persona, njëri që qëndroi në makinën e bardhë dhe dy të tjerët që dolën jashtë, të cilët janë identifikuar si Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani dhe janë shpallur në kërkim.

Viktima qëndroi më shumë se 5 minuta i shtrirë në rrugë dhe është marrë  nga ambulanca ndërsa ndërroi jetë rrugës për spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ditën e djeshme, policia shoqëroi Hansi (Andi) Jonuzajn, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili me automjetin tip “Ford”, tentoi të largohej bashkë me një armë zjarri tip kallashnikovi. Ai nuk e ka pranuar krimin duke thënë që s’kam lidhje me ngjarjen, por pamjet filmike, gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes si dhe arrestimi i tij në po të njëjtin mjet që ka ndodhur vrasja, kanë qenë të pakundërshtueshme për policinë, e cila ka bërë arrestimin e tij.

Hans (Andi) Jonuzi, 44 vjeç, një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Tauland Gjikajt.

Dosja e Tauland Gjikajt

Viktima Tauland Beqiraj, që njihej edhe me mbiemra të tjerë si Gjikaj apo Manaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai ishte arrestuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe thyerje të masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.

Tauland Manaj u kap nga policia e Vlorës në vitin 2018 duke udhëtuar në makinë i armatosur edhe pse ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi u përfshi në një përplasje mes bandave në Vlorë.

Në makinë, Manajt iu gjet një armë tip pistoletë luftarake “Baretta”, kalibër 9mm, lëndë narkotike 0.688 gram kanabis, karikator me fishekë dhe 1250 euro. Ai u lirua në vitin 2018 nga tre gjyqtarët, Nazmi Troka, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko me kryesues këtë të fundit, duke  i ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

Tauland Beqiraj u arrestua nga policia për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel ka siguruar dosjen e tij ku vendimi për ta liruar nga hekurat merret nga tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë. Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor Manajn për mbajtje pa leje dhe prodhim të  armëve shpërthyese e municionit duke e dënuar me 3 vite e 6 muaj burg dhe për veprën “Largim nga vendi i qëndrimit të burgosurit” duke e dënuar me 6 muaj burg.

Por me uljen 1/3 të dënimit ai u la në burg për 2 vite e 4 muaj. Ai  doli i pafajshëm për veprën “Prodhim e shitje narkotikësh”. Por kundër këtij vendimi ishte Prokuroria e Gjykatës së Vlorës e cila kërkoi ndryshimin e masës.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA