Tirana 5-1 Partizani/ Gentjan Muça tregon euforinë pas derbit: Çunat dolën rrugëve dhe…

04/03/2021 22:55

Në këtë puntatë të “Jashtë Loje” ishte i ftuar figura më e dashur e klubit të Tiranës, Gentjan Muça.

Kur u pyet se cili ka qenë momenti më i bukur me takimet me tifozët e Tiranës përgjigjja e tij ishte:
“Kënaqësia më e madhe vlen për t’u kujtuar ishte fitorja 5-1 me Partizanin.” – tha ai teksa qeshte, e më pas vazhdoi, “Ishte moment shumë i veçantë sa edhe ata thanë ua kemi faluar ato 5 vite pa fitore.”

Më pas kur u pyet se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes së Tiranës pas kësaj ndeshjeje, përgjigjja e tij ishte:

“ E kujtoj shumë mirë entuziazëm i paparë, u harrua për momentin që ishim në vend të 8. Ishte besim shumë i madh. Çunat kanë dal rrugëve, por unë kam përjetuar në 2-1 në fakt emocione më të forta, shihja vetëm golin e minutës së fundit deri në 2 të natës në shtëpi. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA