15/11 10:33
Pas bëri takim e radhës me Jasminën, Andi vendosi që të bënte deklaratën e papritur. Ai u shpreh se për momentin është në “Për’puthen” vetëm për Jasminën, e nuk do të pranonte takime nga vajzat e tjera.
Jasmina në ato momente u shpreh se nuk ishte dakord me vendimin e Andit, edhe pse i pëlqeu. Ajo u shpreh se ai duhet të dalë në takim edhe me të tjerat, por Andi ishte i vendosur që për momentin do jetë vetëm për të.
Ndërkohë fansat kanë qenë kurioz të dinë sërish se çfarë mendon Jasmina në lidhje me deklaratën e Andit.
“Deklaratat duan vepra jo fjalë. Sigurisht që më pëlqeu, po libri nuk gjykohet nga kopertona me ngjyrat e bukura”, ishte përgjigja që ajo i dha një ndjekësi në “Instastory”.
Top Channel