Piktori britanik i artit të rrugës, aktivist i të drejtave shoqërore Banksy, ka konfirmuar sot në rrjetet sociale autorsinë e një murali që u shfaq mëngjesin e disa ditëve më parë në një burg të epokës viktoriane, ku është mbajtur më parë dhe shkrimtari e poeti i famshem irlandez Oscar Wilde.
Artisti që refuzon famën e vëmendjen, e bëri këtë duke postuar një video-parodi ku imitonte programet e mësuesit amerikan të pikturës Bob Ross.
Disa ditë më parë në murin e burgut historik të Reading, u shfaq piktura e një të burgosuri që tentonte të arratisej me një makinë shkrimi në dorë.
Në këtë burg poeti, aktivist shoqëror, Oscar Wilde është burgosur nga viti 1895 deri në 1897 me akuza “imoraliteti”, çka frymëzoi romanin e tij të fundit “Balada e gaolit të Reading”.
Në video mes të tjerash thuhet: Piktura përfaqëson për mua lirinë. Unë mund të krijoj botën që dua të shoh, pjesë e të cilës dua të jem”.
Para se vepra të konfirmohej si e Banksy, ajo u mirëprit nga deputeti laburist i zonës Matt Rodda i cili tha se evidentonte “rëndësinë kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtesës”.
Burgu i Reading është ndërtuar në 1844 duke shërbyer për ekzekutimet publike.
Ekzekutimi i parë u bë aty më 1845 para 10,000 vetëve dhe 1,868 ekzekutime të tjera e ndoqën deri kur u krye i fundit në 1913.
Burgu u mbyll si vend-ekzekutim në 1920 dhe shërbeu si kamp përqendrimi gjatë dy luftërave botërore.
Top Channel