Superliga, ndeshjet në një ditë/ Kukësi ka sfidën më të fortë në ndeshjen me Laçin

02/03/2021 20:20

Superliga rikthehet në këtë mesjavë me të gjitha ndeshjet brenda një dite për javën e 22-të të saj.

Kukësi është një prej skuadrat që ka provë të vështirë në këtë të mërkurë ku do t’i duhet të presë Laçin e vendit të tretë, një nga skuadrat dhe rivalet e saj direkte për të ndalur dhe për të rikuperuar pozicionet. Barazimi i fundit me Teutën e ka lënë në vend skuadrën verilindore që kërkon me doemos fitoren.

Ndërkohë për Tiranën duket se ulet shkalla e vështirësisë së kundërshtarit pas Vllaznisë javën e shkuar, të paktën në letër. Për bardheblutë vjen Bylisi, një skuadër që lufton për mbijetesën, por që edhe kryeqytetasit janë të dënuar për fitore për të arritur sa më shpejt grupin që ka përpara.

Gjithashtu edhe për Partizanin ka një lloj frymëmarrje, të kuqtë do të udhëtojnë drejt Fierit ku i pret Apollonia e cila është në zonën e ftohtë, por ende jo e dorëzuar për mbijetesën.

Këto por edhe ndeshjet si Teuta-Vllaznia apo Skëndërbeu-Kastrioti do të plotësojnë këtë javë të 22-të të Superligës e cila do të transmetohet si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel