Vllaznia nuk është ajo që kemi parë në fillim të kampiotatit ku në muajin shkurt ka humbur shumë pikë. Edhe në klasiken shqiptare, Vllaznia u mposht në Shkodër 2-1 nga Tirana.

Për ecurinë e ekipit shkodran u fol në studion e Procesit Sportiv. Analisti Gëzim Sinemati tha se Vllaznia është e bukura e këtij kampionati, ndërsa bojkoti i bërë është gjëja negative e kampionatit.

“Vllaznia është gjëja e bukur e këtij kampionati. Ne u habitëm nga Vllaznia por ata spo bëjnë asgjë, thjesht po luajnë bukur siç kanë luajtur të parët e tyre. Kjo është loja që i shkon Vllaznisë. Ndërsa gjeja negative e këtij kampionati është bojkoti që u bë në fillim”- tha Sinemati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA