Kryeministri Edi Rama foli sot lidhur me pasurinë e tij dhe të ministrave, duke u shprehur se nuk ka asnjë të vërtetë në lajmin se 2/3 e kabinetit përfshirë kreun e qeverisë nuk i justifikon të ardhurat.
Kryeministri Rama tha se pasuria e banorëve në Tiranë është rritur përgjatë qeverisjes së Partisë Socialiste për shkak se pasuria e patundshme sot vlerësohet si asnjëherë më parë.
nga të dhënat e BIRN rezultoi se 18 nga 27 anëtarë të kabinetit Rama kishin probleme me justifikimin e pasurisë në të paktën një vit të karrierës së tyre si shërbyes publik.
“Po të bësh kalkulimet del që vlera e pasurisë së ministrave është rritur, por po të shohësh fakte nuk lidhet më të ardhura monetare që nuk justifikohen”, tha Rama.
“Ju nuk jeni as prokurorë as gjykatës! Nëse ju thoni se pasuria nuk justifikohet por kjo nuk do të thotë që po thoni të vërtetën, gjasat janë 0. Dua t’ju informoj se në Shqipëria ka një institucione të veçantë që quhet Inspektorati i Lartë i Deklarimit të pasurive. Është një institucion i pavarur, një institucione ku të gjitha personat që merren me deklaratat e pasurive mbajnë përgjegjësi penale për çdo fshehje të fakteve dhe përtej kësaj, ky institucion përpara se ne të vinim në qeveri bënte kontrolle të përgjithshme dhe me short bënte kontrolle të imta që janë njësoj si kontrollet e vettingut, për çdo detaj. Pasi kemi ardhur në qeveri, bën kontrolle të imta për gjithë ne. Nëse do të shikoni dok e kontrollit të pasurisë të familjes time janë faqe e faqe të tëra dhe nëse do të shikoni dosjen e deklaratave dhe të gjitha faturave do tju duhen ditë.
Ku banoni ju personalisht? Në Tiranë. E dini që pasuria juaj është rritur vitet e fundit, si banore e Tiranës, sepse në deklaratën e pasurisë nuk janë vetëm të ardhurat monetare por edhe pasuria e patundshme dhe vlerë a kësaj të shqiptarëve është rritur si asnjëherë më parë gjatë qeverisje tonë. Qeveria ka bërë disa herë për rivlerësim të pasurisë. Është lajm 100% i rremë! Është produkt i dembelizmit aktiv. Elementi i fundit është: deklarata e pasurisë ka një pjesë publike dhe një pjesë konfidenciale, nëse nuk sheh këtë të fundit nuk e kupton dot. Jini shumë të qetë që jeni shqetësuar nga ky lajm sepse është e pamundur të ekzistojë e shkruar, e deklaruar një pasuri e pajustifikuar.
E filluam me një shpifje e mbyllëm me një shpifje! Shyqyr që ju kemi sepse i jepni lezet të gjithë kësaj telekomedia lajmesh të rreme!”, u shpreh Kryeministri.
Top Channel